Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, deklaroi në seancën e Kuvendit se vet konceptin e pasurisë së pajustifikueshme si domosdoshmëri në Kosovë, fillimisht e ka adresuar dhe inicuar LDK.
Sipas saj, duke qenë se Byroja ishte kërkesë dhe inicim i LDK, partia kishte kërkuar në vitin 2023 që këtë projektligj ta dërgonin në Komisionin e Venecias, për të pasur garanci.
“LDK në parim voton pro Byrosë. Por deri në lexim të dytë duhet të punohet për t’i shmangur gabimet eventuale që mund të dëmtojnë qytetarët që kanë përfituar nga remitencat nga diaspora. Byroja mund të bëhet. Dhe duhet të kuptojmë nëse qëllimi i kësaj Qeveria është lufta kundër korrupsionit apo është vetëm krijimi i përshtypjes së luftës kundër korrupsionit. Dhe kjo do të kuptohët më së miri pasi të votohet në parim”, deklaroi Kica Xhelili.






