9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

PDK i reagon Përparim Ramës për 15 hektarët e ndërtimit në Kalabri

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besianë Musmurati ka kritikuar të parin e kryeqytetit pasi që kuvendi komunal i Prishtinës votoi Planin Rregullues të lagjes Kalabria.

Ky plan parashih që 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në lagjen Kalabria të shfrytëzohen për ndërtim privat.

PDK ka thënë se ky plan u votua nga Përparim Rama në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas Musmuratit po përsëritet skenari i Badocit.

“Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri”, ka shkruar Musmurati.

“Që nga fillimi bëmë të ditur që ky plan kishte probleme të mëdha, dhe më vjen mirë që edhe njëherë asambleistët e PDK – Dega Prishtinë po tregojnë para Prishtinës që jemi kundër keqtrajtimit të pronës publike në dëm të qytetarëve e në favor të kompanive të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit