PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, akuzojnë Kurtin për bllokadë institucionale

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe sot aksionin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive të Kuvendit. Këtij aksioni, përveç deputetëve të PDK-së, i janë bashkuar edhe asamblistë e drejtorë komunalë nga Prizreni dhe Suhareka.

Asamblisti Dardan Berisha deklaroi se prania e tyre para objektit të qeverisë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj centralizimit të pushtetit dhe mos shpërndarjes së buxhetit nëpër komuna.

“Së bashku me deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, konkretisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e Aleancës, dhe ne si asamblistë të komunës së Suharekës dhe Prizrenit jemi këtu për të shprehur mllefin tonë të thellë dhe pakënaqësitë tona të cilat po bëhen kohëve të fundit nga pikërisht nga një deputet uzurpator që quhet Albin Kurti. Konkretisht jemi para objektit të qeverisë, objekt të cilin e ka uzurpuar deputeti siç thashë Albin Kurti, objekt i cili është ndërtuar mbi bazën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, por mbi të gjitha në këtë objekt janë marrë vendime të rëndësishme për vendin, janë marrë, janë dhënë ide dhe janë marrë projekte të cilat e kanë zhvilluar Kosovën, ë por mbi të gjitha ë ka pasur një buxhet më të pakët se sa sot. Ky buxhet sot nuk shtrihet as në komunat të cilat nga vijmë ne, sepse po mundohet të centralizojë edhe komunat, ë konkretisht sidomos edhe në rekrutimin e pu- punëtorëve të administratës, ë mbi të gjitha pronat dhe kështu ne jemi shumë pakënaqur. Ne do të jemi çdo ditë këtu së bashku me deputetët deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës“, tha ai.

Anëtari i Kryesisë, Genc Prelvukaj tha se Kurti nuk e ka në fokus qytetarin.

“Realisht është ironia kryesore që zoti Kurti, pra shkon me Partinë Vetëvendosje, nuk e ka më në fokus qytetarin. Për të është e parëndësishme domethënë se një familje vazhdon ta vuajë krizën ekonomike, i zbraz frikshëm nuk ka mjete pune, një fëmijë që ndoshta ka bukë të pamjaftueshme në tavolinë, një polic që detyrohet të punojë punë shtesë për të kaluar muajin, minatorë që punojnë në kushte të vështira, domethënë edhe shumë e shumë kategori të tjera të qytetarëve tanë, por e rëndësishme për të dhe partinë e tij apo formacionin e tij politik është shfryerja e egos së vet kundrejt opponencës politike dhe ta zgjedhë përplasjen, bllokimin institucional në vend të bashkëpunimit, në vend të kompromisit, në vend të formimit të institucioneve ë konform rregullave dhe të banalizojë me një institucion ë apo vendin kryesor të politikës në vend ku merren, duhet të merren çdo ditë vendime pozitive për shoqërinë, për mirëqenien popullore. Por për fat të keq kemi një vazhdim të bllokadës, vazhdim të problemeve të shkaktuara vetëm prej tyre dhe me këtë rast të shprehim edhe si parti politike, si Partia Demokratike e Kosovës, shprehim edhe njëherë pakënaqësinë dhe revoltën tonë në lidhje me zhvillimet e fundit“, tha Prelvukaj.

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, theksoi se bllokimi i institucioneve qendrore po dëmton rëndë funksionimin e komunave dhe imazhin e vendit karshi partnerëve ndërkombëtarë.

“Edhe ne sot po kemi ardhur nga Prizreni si grup parlamentar këtë rast i Partisë Demokratike të Kosovës, ë bashkë me asamblistët dhe drejtorët, duke t’iu bashkangjitur këtë rast ë grupit parlamentar të PDK-së dhe Aleancës për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me bllokadat të cilat i janë bërë institucioneve të Kosovës, sepse kjo është dashur të të të reflektojë për arsye se duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës ngaqë qytetarët kanë votuar për t’i zgjedhur institucionet tona. Konkretisht ë një bllokadë e tillë nga partia fituese e pushtetit këtë rast nga zoti Kurti është e parëndësishme dhe e panevojshme sepse po i bën dëm ë Kosovës, po i bën dëm qytetarëve. Dhe gjithsesi ne kemi protestë dhe thirrje që duhet të krijohen institucionet dhe duhet të çbllokohet ë shteti i Kosovës këtë rast që e ka bllokuar zoti Kurti, e kur e dimë që para disa dite kemi bërë vetëm një protestë nga të gjitha komunat e Kosovës sepse nuk ka bllokuar vetëm ë qeverinë këtë rast institucionet, por ka bllokuar të gjitha institucionet lokale duke përfshirë edhe komunat me bllokadën e buxhetit dhe kjo është një gjë e parëndësishme dhe është një pikë apo njollë e zezë karshi edhe faktorit ndërkombëtar me të cilët ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të madh për t’i krijuar këtë institucione. Dhe protesta dhe thirrja jonë është që duhet nga nga kjo situatë të dalë Kosova ngaqë jemi në një pikë ku ja kemi pre pikën zyrtare dhe kjo më së shumti i bën dëm domethënë vendit, shtetit tonë. Andaj ë duhet të reflektojë zoti Kurti, duhet të reflektojë domethënë ë partia fituese Vetëvendosja e cila duhet të kthehet në Kuvend e jo të vazhdojë në këtë ritëm sepse kjo është çështja më e ulët ndonjëherë që i ka ndodhur institucioneve të Republikës së Kosovës“, tha ai.

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë lidhur me shpenzimet publike, importet nga Serbia dhe presionin ndaj opozitës.

“Albin Duci, nuk e di ku është fshehur, ai po mundohet me funksionuar me këto luftën hibride edhe me këtë ushtrinë paramilitare me Lulegjela, dhe nuk e din se duke dashur me denigruar secilin person, secilin individ, secilin pushtetar që nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje, me këto fake adresa po mundohet që t’i frikësojë deputetët, po mundohet që t’i frikësojë opozitën që mos me folur. Jo Albin, nuk t’frikësohem. Ata që janë aq trima le të dalin me adresa të sakta, me adresa të vërteta edhe të përballen me realitetin. Nuk e din se teknologjia ka avancuar edhe një ditë të gjithë do t’i gjejmë dhe i keni parë ata që janë gjetur se si kanë çuar para prokurorisë, para gjyqësisë. Këta janë Lëvizja Vetëvendosje, këta janë shkelësit kronikë të Kushtetutës. 25 miliardë, 25 miliardë pa asnjë investim kapital. Dhe çka është më e keqja, shihe këtë së fundi, ka blerë barna prej Serbisë, sepse s’ka pasur asnjë kompani tjetër farmaceutike edhe ata të shkretët, ushtria hibride e Albin Kurtit, po dhe ti mori ke me i marrë ato barna, edhe familja jote, edhe motra, edhe nëna jote, domethënë po marrim barna prej Serbisë. Dhe këtë po e bën Albin Kurti. Dhe tashti keni me parë se shumë shpejt ka me dalë një skandal i madh që ka ndodhur me barna. Ky Albini shpenzon për rrymë 1 miliard, e paguan Vuk Hamoviçin, domethënë 1 miliard shpenzojmë pare për me ble energji prej Serbisë. Ndërsa pensionistët e shkretë, kur vjen vakti i votave, ja vjep 100 euro edhe kategorive të tjera, ata menjëherë duhet me shku me e pagu rrymën, po edhe me ato duhet me i shtuar edhe tjerat se ato s’kanë me i dalë me e pagu rrymën, sepse e ka shtrenjtuar tri herë, katër herë, pesë herë, sepse e kanë bërë një mafi energjetike në krye edhe me Martin Berishajn të cilin ende e mbajnë ambasador. Të gjithë njerëzit që kanë vjedhur, të gjithë njerëzit që e kanë atakuar shtetësinë e Kosovës tani i shpërblejnë, i shpërblejnë edhe me shtetësi e më pas i japin detyra të larta zyrtare. Kjo është qeverisja e Albin Kurtit e meqenëse është shkelës recidivist, kronik i Kushtetutës, e dini që këtij sëmundjet kronike i tepin rrugë edhe kjo ka me marrë rrugë. E rruga e Albin Kurtit është se e ka vendin në burg për shkak të shkeljes së Kushtetutës, për shkak të abuzimit me shtetin edhe për shkak të aferave kriminale edhe korruptive“, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit