Paul Pogba vazhdon të jetë futbollist i lirë dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, pas largimit nga Monaco gjatë kësaj vere.
Sipas “Daily Mail”, kampionati amerikan MLS shihet aktualisht si destinacioni më i mundshëm për mesfushorin francez, i cili u është ofruar disa klubeve amerikane gjatë muajit gusht.
Pogba, 33-vjeçar, ka zhvilluar më herët bisedime me DC United, por deri më tani nuk ka hyrë në negociata konkrete me ndonjë klub të ri.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Juventusit po e shqyrton me kujdes hapin e radhës, ndërsa mbetet të shihet nëse do të vendosë të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kalimi në MLS do t’i ofronte francezit mundësinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, larg futbollit evropian, megjithëse për momentin nuk ka marrëveshje të arritur.
Pogba vazhdon të jetë në pritje të një projekti që do t’i mundësonte rikthimin në fushat e blerta dhe vazhdimin e karrierës së tij profesionale.






