Kryetari i Degës së PDK në Itali, Patriot Krasniqi, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar unitet dhe angazhim në të gjithë vendin.
Ai theksoi se Kosova nuk ka më kohë për përçarje dhe inate, ndërsa shtoi se ndonëse kritikat janë të natyrshme, tani është momenti për veprim dhe përgjegjësi.
Sipas Krasniqit, të gjitha dallimet duhet të lihen anash në funksion të një qëllimi të përbashkët – forcimin e PDK-së dhe kontributin për Kosovën. Ai u bëri thirrje strukturave që të jenë aktive në terren, në çdo lagje e qytet, si dhe në diasporë, për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe për t’u përballur me realitetin.
Në fund, ai theksoi se vetëm përmes unitetit, punës dhe organizimit, vendi mund të rikthehet në rrugën që meriton.
Postimi i plotë:
Strukturat e PDK-së duhet të jenë në këmbë, të bashkuara dhe aktive në çdo cep të vendit.
Kosova nuk ka më kohë për përçarje dhe inate. Kritika ka pasur dhe do të ketë, por tani është koha për veprim dhe përgjegjësi.
Të gjithë duhet t’i lëmë anash dallimet dhe të bashkohemi për një qëllim të vetëm: PDK-në dhe Kosovën. Të dalim në terren, në çdo lagje, qytet dhe në diasporë, të flasim me njerëzit dhe të përballemi me realitetin ashtu siç është.
Vetëm me unitet, punë dhe organizim mund ta rikthejmë Kosovën në rrugën që meriton.






