22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Pasi foli për krahasimin që i bëhet me çiftin e “BBVIP2”, Sara Gjordeni tashmë ka një “kunjë” posaçërisht për Kiarën!

- Advertisement -

Le të themi që durimit të Sara Gjordenit me komentet në rrjetet sociale i ka ardhur fundi, teksa ditën e djeshme, në një seri story-sh në Instagram ajo ka sqaruar të gjithë aludimet që bëhen për të, nisur nga ish-at, marrëdhënia me Bardhin (familjen, menaxherin, madje edhe me Meritonin), por ka reaguar edhe për krahasimin që ciftit i bëhet me Luizin dhe Kiarën, më saktë për “akuzat” që kopjojnë protagonistët e ‘BBVIP2″.

Megjithatë duket se Sara nuk e ka lënë me kaq reagimin (dhe nuk do ta lejë aspak me kaq ashtu sic janë gjasat), ndërsa duke i kthyer një koment një ndjekëse në Instagram, ka zgjedhur të “thumbojë” posacërisht Kiarën, duke i përmendur edhe ish-at e saj.

Pasi foli për krahasimin që i bëhet me çiftin e

Ndoshta vërtetë që ish-banores së “BBVIP”, i ka “ardhur në majë të hundës” me krahasimet, ndoshta ka edhe motive të tjera që e kanë shtyrë për një të tillë reagim, ndërsa një kundërpërgjigje nga Kiara apo Luizi nuk ka patur, ndërsa marrim parasysh se ky i fundit ka nisur të bashkëpunojë me producentët me të cilët Bardhi punon prej kohësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit