4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Pasi e quajti organizatë kriminale, Feim Kelmendi i Telekomit tash ‘i mban leksione’ Prokurorisë Speciale

- Advertisement -

 

Tash e dy ditë një deklaratë skandaloze e drejtorit të Financave të Telekomit Feim Kelmendi është bërë temë debati në publik.

Kelmendi në një postim të tij e ka quajtur “organizatë kriminale” Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi kjo e fundit ka nisur hetimet për disa kontrata të negociuara në këtë ndërmarrje Publike, e që vlera e tyre është afër 20 milionë euro.

Mesa duket nuk i mjaftoi Kelmendit me aq.

Kjo pasi ai ka shkruar sërish nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai kërkoi nga prokuroria me ia dëshmu se nuk është e kapur nga grupe të fuqishme, duke i dhënë disa leksione për rastin e nëshkrimit të marrëveshje mes Telekomit dhe Z-Mobile.

Kelmendi tha se për sa kohë nuk sqarohet se a është hetuar ky rast, sic thotë ai nuk mund të bindet se s’është e kapur Prokuroria.

Postimi i plotë:

Nese Prokuroria Speciale dje paska gjete kohe me u marre me postimet e mia dhe kish bere nje reagim te gjate, atehere e njejta per me deshmu qe nuk eshte e kapur nga grupe te fuqishme kriminale duhet te del dhe te arsyetoj per ceshtjet ne vijim:
1. Pse i ka mbyllur hetimet per rastin me poshte?
2. Prokuroria ne arsyetim te mbylljes se hetimeve per kete rast thirret ne Nenin 82 paragrafi 1.5 te Kodit Penal (pra ne rrethana te tjera), Prokuroria duhet te sqaroje cilat qenkan ato “rrethana” tjera?
3. Poashtu prokuroria thirret ne nenin 4 te Kodit Penal, ky nen parasheh mbyllje te hetimeve per rastet kur jane gjykuar njehere. Prokuroria duhet te sqaroj a ka qene pjese e kallximit penal Marreveshja e vitit 2017 mes Telekomit dhe Zmobile? Nese PO, atehere duhet te sqaroje kur jane hetuar dhe gjykuar nenshkruesit e kesaj marreveshje?
Permes kesaj marreveshje Dardafon i ka marre minimalisht sherbime ne 10.4 Milion € nga Telekomi pa asnje kompensim, te cilat pastaj i ka shitur tek klientet e tij dyfshin e kesaj vlere.
Deri sa nuk jep sqarime lidhur keto ceshtje dhe nuk hap hetimet lidhur me kete ceshtje atehere qysh dreqin mem bind mu qe kjo Prokurori nuk eshte e kapur nga grupet e fuqishme kriminale.
Une nuk jam kunder Prokurorise Speciale, une jam i gatshem me i ndihmu kesaj Prokurorie ne cdo kohe, jam ne gjendje me jau ofru ndihmen time profesionale pa asnje kompensim.
Shpresoj qe mediat te marrin guximin dhe ta bejne lajm kete postim me shprese qe kjo has ne syte dhe veshet e Prokurorise Sepciale.
Une e kuptoi qe mediat mund te humb burimin e financimit, por mediat duhet ta kuptojne qe ato ekzistojne per te ushtruar presion ndaj organeve qe nuk e kryejne punen e tyre, mediat nuk ekzistojne vetem per siguruar burime financimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit