10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Pas daljes nga shtëpia, Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit

- Advertisement -

Si çdo person i eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Efi është e ftuar sot në “Big Brother Fan Club”, ku ka folur për daljen e saj dhe raportet me banorët.

Mirëpo, opinioniste e emisionit sot ishte pikërisht motra e Oltës, Gerta Gixhari, që nisi të ngrinte menjëherë tonin e zërit me Efin dhe t’i kundërvihej për çdo përgjigje.

Megjithëse tha se kishte ardhur si gazetare dhe s’do ta komentonte lojën e Oltës, ajo sërish tregoi “inatin” e saj për Efin si konkurrente dhe faktin që ajo ishte “grup” me Luizin.

Madje, një kakofoni u krijua në studio dhe dy vajzat patën një përplasje.

“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi asaj.

Ish-konkurrenta u shpreh se ishte i padrejtë eliminimi i saj.

“Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”

Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat horror në shtëpi, që nuk u transmetuan.

“S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit