“Pas 20 viteve Kosova si Kandahari”, Tërnava kërkon hetim për “Top Secretin”e Shehollit

- Advertisement -

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar lidhur me dokumentin e ashtuquajtur “Top Secret”, i cili është gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, të dyshuarit për spiunazh.

Në dokument pretendohet se përmes Bashkësisë Islame të Kosovës synohej shndërrimi i Kosovës në “Kandahar”.

Në një deklaratë, Tërnava u ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale dhe institucioneve kompetente që të verifikojnë autenticitetin, autorësinë dhe origjinën e dokumentit, si dhe mënyrën se si është përdorur.

“Çdo pretendim i paraqitur në publik duhet të verifikohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe institucionale”, ka deklaruar Tërnava.

Ai i ka cilësuar si “jashtëzakonisht të rënda” pretendimet se BIK-u ka qenë nën ndikimin e shërbimeve të sigurisë serbe.

Tërnava ka kërkuar po ashtu që faktet të ndahen nga pretendimet dhe çështja të trajtohet përmes institucioneve të drejtësisë, duke bërë thirrje për shmangien e gjuhës që mund të nxisë përçarje ndërmjet komuniteteve fetare.

Reagimin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.facebook.com/share/v/1JhPfRvxiN/

Të ngjashme

Të fundit