16.5 C
New York
Monday, September 23, 2024

Buy now

Paralajmëron IHMK-ja: Të enjten dhe të premten reshje shiu e breshër

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten dhe të premten do të ketë ulje të lehtë të temperaturave.

IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës vranësirat do të intensifikohen dhe do të ketë riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Të enjten është parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kurse, për të premten temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 33 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit