Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

- Advertisement -

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se të martën pritet të mbahet një protestë në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në burime të hapura ende të paverifikuara, paralelisht me protestën në Jarinjë pritet të ketë edhe bllokim të një pjese të autostradës që çon drejt Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë.

Bllokimi është paralajmëruar të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 18:00.

“Ju njoftojmë, se sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër më datë, 21.04.2026, pritet të mbahet një protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt RKS-së në territorin e Serbisë nga ora 12:00 deri në ora 18:00. Për çdo zhvillim të mëtejmë do t’u njoftojmë me kohë.Për informata shtesë ju lutem kontaktoni QKMK, në numrat e mëposhtëm: +38345198000 +38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit