11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Paralajmërimi i ambasadorit Hovenier për ruajtjen e marrëdhënieve strategjike, mesazhi i SHBA-së për Kosovën

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha

Deklarata e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, ku ai përdor frazën e drejtpërdrejtë “mos urinoni në derën e klubit ku doni të hyni,” është një paralajmërim serioz dhe një sinjal i qartë për qeverinë e Kosovës se veprimet apo qëndrimet e saj të fundit po dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara. Po e njëjta vërejtjë i është bërë pikërisht Lëvizjes vetëvendosje kundër Amerikës, edhe nga ish Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, kur kjo Lëvizje kishte mobilizuar masat që i cilësojnë “analfabet funksional” në revolucionin e “shamijave të kuqe” kundër vet shtetit e institucioneve të Kosovës, kundër Amerikës duke e sulmuar e lënduar fizikisht edhe vetë Ambasadoren Jacobson.

Kjo deklaratë e z. Hovenier, ka ardhur si pasojë e frustrimit të vazhdueshëm të SHBA-së me politikat dhe qasjet e Qeverisë së Kosovës, sidomos në kontekstin e mosrespektimit të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin ndërkombëtar, apo ngurrimit për të përmbushur angazhimet e dakorduara në dialogun me Serbinë që i kanë kaluar procedurat kushtetuese të ratifikimit. SHBA është mbështetës kyç i Kosovës, duke investuar politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siguruar suksesin e saj si shtet i pavarur. Megjithatë, kjo mbështetje nuk është e pakushtëzuar. Kosova nuk guxon në asnjë segment ti ngjaregjimeve të diktaturës komuniste, ndaj të cilave në luftë na mbështetën vetë SHBA dhe vendet demokratike.

Raportet mes SHBA-së dhe Kosovës, duken të ftohura në një masë për shkak të disa mosmarrëveshjeve të fundit. Deklarata e ambasadorit Hovenier tregon qartë se SHBA po kërkon veprime konkrete nga Kosova, pa shkelur interesat kombëtare dhe kushtetuese, dhe se refuzimi i qeverisë për t’i përmbushur këto kërkesa mund të ketë pasoja. Kur një diplomat i një fuqie si SHBA përdor gjuhë kaq të fortë dhe figurative, është një sinjal i qartë se durimi i aleatit më të madh të Kosovës po përfundon.

Kjo situatë kërkon reflektim nga qeveria e Kosovës, sepse çfarëdo tensioni ose ftohjeje e marrëdhënieve me SHBA mund të ketë pasoja të rënda për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Në vend të përshkallëzimit të konfliktit me partnerët strategjikë, është më e udhës që Kosova përkatësisht qeveria Kurti, të rishikojë veprimet e saj, të cila po e izolojnë Kosovën nga aleatët dhe po e qojnë drejtë zhbërjes kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit