14.6 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Para katër ditësh notohej në det, sot në Kroaci trashësia e borës shkon deri në 41cm

- Advertisement -

Në disa rajone të Kroacisë si Gorski Kotar, Parg Çabar e Crni Lug trashësia e borës sot ka shkuar deri në 41 cm, ndërsa ato po përballen me temperatura deri në -3 gradë Celsius, transmeton Gazeta Express.

Vranësirat e mëngjesit të sotëm në Kroaci kanë sjellë reshje shiu e bore në shumë pjesë të saj, ndërsa ato pritet të vazhdojnë.

Moti me borë është paralajmëruar që sot, ndërsa disa rrugë janë rënduar si pasojë e kushteve meteorologjike.

Për shkak të kushteve, trafiku është i ndaluar për kamionë me rimorkio dhe traktorë me gjysmërimorkio, dhe për automjetet e tjera pajisjet dimërore janë obligative në shumicën e rrugëve në Gorski Kotar dhe Lika, përfshirë autostradën Rijekë-Zagreb dhe një pjesë të rrugës Zagorje-Knin, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Katër ditë më parë, të dielën, në Kroaci mbizotëronte mot me diell, teksa në Dubrovnik u thye rekordi i temperaturave të larta të janarit.

Tempereturat rekorde për këtë pjesë të vitit bënë që shumë banorë të njërit prej destinacioneve turistike më të spikatura në Kroaci ta shijojnë një ditë krejtësisht atipike për janarin, ndërsa disa prej tyre vendosën të dalin në plazh e të notojnë në det.

https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.494.0_en.html#goog_882147518

U Dubrovniku rekordno visoka temperatura za siječanj, ljudi se kupaju u moru

U Dubrovniku rekordno visoka temperatura za siječanj, ljudi se kupaju u moru00:00/00:06

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit