8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Man Utd do provojë nënshkrimin me Icardin nëse Martial dhe Cavani largohen

- Advertisement -

Manchester United është duke shikuar mundësinë për transferimin e sulmuesit Mauro Icardi në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi Anthony Martial ka kërkuar largimin brenda këtij muaji nga “Old Trafford”, derisa Edinson Cavani gjithashtu raportohet që është gati për një tjetër aventurë, me Barcelonën e interesuar

Sipas L’Equipe, 20 herë kampioni i Anglisë do provojë nënshkrimin me Icardin në rast që Martial dhe Cavani largohen nga skuadra para se të mbyllet ky afat dimëror.

Raporti shton se nuk ka asnjë kontakt mes dy palëve, por Man United do provojë të bëjë ndonjë ofertë për 28-vjeçarin.

Icardi që ka qenë i lidhur edhe me kalimin te Juventus, ka shënuar 38 gola dhe regjistruar 10 asistime në 82 ndeshje që nga arritja te “Parisienët”.

Chelsea dhe Arsenal gjithashtu kanë shprehur interesim për argjentinasin, që ka kontratë deri në vitin 2024.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit