7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Arrihet koalicioni VV-PDK në Gjilan

- Advertisement -

Asamblesti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi, ka konfirmuar se kanë arritur koalicion me PDK-në në këtë komunë.

Kurteshi tha se PDK-së do t’i takojë nënkryetari i Kuvendit Komunal.

“Po mund ta konfirmoj se kemi arritur marrëeveshje me PDK-në dhe disa subjekteve të vogla. Lidhur me koalicionin do të dalim me detaje më vonë. Por marrëveshja është arritur dhe do ta votojmë sot. Nënkryetari i Kuvendit komunal do të jetë nga PDK-ja por jo kryesuesi i Asamblesë”, ka thënë Kurteshi për Express.

Seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit komunal në Gjilan do të mbahet nesër.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar komunën e Gjilanit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

VV s’i ka numrat që ta zgjedhë kryesuesin e vetme pa partitë e tjera. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjilanit duhet të zgjidhet deri para datës 9 janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit