BMW ka prezantuar makinën e saj më të fuqishme elektrike, iX M60 i ri.
BMW iX M60 është bërë modeli më i ri elektrik nga kjo kompani dhe shënon 50 vjetorin e departamentit M si një nënmarkë që tani po hyn në botën e makinave të elektrizuara.
iX M60 vjen në verë dhe bëhet versioni i parë i BMW iX që pamë vitin e kaluar. Fuqizohet nga dy motorë elektrikë me një bateri 111.5 kWh, fuqia e kombinuar e të cilëve është 610 kuaj fuqi dhe 1100 Nm çift rrotullues në periudha të shkurtra kur modaliteti i drejtimit sportiv dhe kontrolli i nisjes janë aktiv. Në modalitetin normal të drejtimit, iX M60 humbet pak fuqi, por gjithsesi jep 532 kuaj fuqi dhe 1015 Nm çift rrotullues.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/iX-M60.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/2023-bmw-ix-m60-exterior.jpg)
Kështu, iX M60 mund të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 3,6 sekonda përpara se të arrijë një shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht prej 250 km/orë.
BMW ix M60 mund të përshkojë 450 kilometra me një ngarkesë të vetme baterie. Megjithatë, iX M60 mbështet karikimin 250 kW dhe bateria e tij ngarkohet me kapacitet 80 për qind në 36 minuta duke përdorur një karikues të shpejtë DV.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/BMW_202111__1251.0.jpg)
Klientët mund të marrin gjithashtu rrota të reja opsionale aerodinamike 22 inç me një dizajn të ngjashëm bronzi titani, por grupi 21 inç është standard. Trupi është i disponueshëm në shtatë ngjyra, Apline White, Dark Graphite, Plytonic Blue, Ridge Mountain Blue, Storm Bay, Oxide Grey dhe Aventurine Red.
Pjesa e brendshme mund të jetë e veshur me lëkurë SensaTec. Vendet janë të disponueshme në pesë ngjyra.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/BMW-iX-M60-1.jpg)
Pajisjet standarde përfshijnë pajisje të sigurisë aktive, si kontrolli adaptiv i lundrimit, dritat automatike, kamerën e parkimit, sistemin Parking Assist Plus që parkon automatikisht makinën me ndërhyrje minimale të shoferit, si dhe ka gjithashtu një karikues celulari pa tel.