7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Ramiz Lladrovci komenton lidhjen e Don Xhonit me modelen ruse

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar lidhjen e Don Xhonit me modelen ruse.

Ai tha se lidhja e Don Xhonit me modelen ruse nuk e bënë këngëtarin më të mirë apo më të keq.

“Miku im Don Xhoni është personalitet i fuqishëm, talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi, atdhetar i paepur, me guxim dhe me shije, djalë që na bën krenar të gjithëve. Sa e di, modelja është shtetase ruse por me origjinë koreane. Ajo as e bën më të mirë, as më të keq kur dihet se Don Xhoni është artist me intuitë të shkëlqyer dhe i pathyeshëm”, ka thënë Lladrovci për lajmi.

Në ndërkohë, prej kohësh Lladrovci dhe Don Xhoni kanë konfirmuar se kanë një raport të mirë shoqëror.

Kohë pas kohe ata publikojnë fotografi së bashku, teksa Lladrovci është përkrahës i reperit nga Drenasi.

Madje në një intervistë për emisionin “Frontal”, në T7, Lladrovci pati thënë që është fans i Don Xhonit.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se i pëlqejnë këngët e Don Xhonit dhe se i dëgjon ato.

“Doni Xhoni është një djalë i ri që është rritur në Drenas dhe që ka suksese të jashtëzakonshme. Jo ai, unë fans i tina, por unë jam fans i tij. Unë e du,  e përcjelli dhe domethënë e përkrahi në çdo drejtim.  Jo vetëm këta por të gjithë djem e vajza që janë aktiv në të gjitha drejtimet i përkrahi.  Më pëlqejnë këngët sepse djali e ka atë drejtimin e vet për të cilin është bërë edhe shumë i famshëm”, ka thënë ai në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit