9.8 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Papa Françesku dënon djegien e Kuranit

- Advertisement -

Papa Françesku e ka dënuar djegien e librit të shenjtë mysliman, Kuranit, raportoi të hënën Reuters.

Ai ka thënë se djegia e Kuranit e ka zemëruar dhe neveritur atë dhe se ai e dënon këtë akt dhe e refuzon lejimin një forme të tillë të lirisë së shprehjes.

“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet për të respektuar ata që besojnë në të. Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime. Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të përçmuar të tjerët dhe për ta lejuar atë të refuzohet dhe të dënohet”, ka thënë Papa në një intervistë dhënë gazetës së Emirateve të Bashkuara Arabe “Al Ittihad”.

Një burrë ka grisur dhe djegur Kuranin në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm javën e kaluar, akt ky që u dënua ashpër nga disa shtete, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia duhet ta fitojë për të hyrë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Të dielën, një grupim islamik prej 57 shtetesh ka thënë se nevojiten masa kolektive për të parandaluar aktet e përdhosjes së Kuranit dhe se ligji ndërkombëtar duhet të përdoret për të ndaluar urrejtjen fetare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit