10.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Konfiskimi i targave të automjeteve të paregjistruara mirëpritet nga BKS, Mazreku: Humbjet ishin rreth 8 milionë euro

- Advertisement -

Veprimet e Policisë së Kosovës për konfiskim të përkohshëm të targave të automjeteve të paregjistruara, po mirëpritet nga Byroja Kosovare e Regjistrimit.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, thotë për Ekonomia Online, se krahas identifikimit përmes stikersave, edhe veturat “inteligjente”, të cilat e kanë të instaluar sistemin e  identifikimit, kanë kontribuar në uljen e numrit të veturave të paregjistruara.

Mazreku thotë se në muajt e fundit, janë vërejtur vetura që kanë qenë të paregjistruara që nga viti 2012. Të tilla veprime, Mazreku thotë se po largohen nga trafiku.

Ai ka sqaruar se katër deri në pesë milionë euro janë humbjet që u shkaktohen kompanive, përderisa deri në 3 milionë euro janë humbjet e buxhetit të shtetit, raporton EO.

“Ka qenë një kohë kur ka pasur veç propozime, ka pasur veç intervista e deklarime por nuk ka pasur veprime konkrete. Tani më vetëm mund të flasim që ka veprime konkrete. Në njërën anë e dini projektin e vendosjes së stikersave dhe anën tjetër policia pak më herët është pajisur me vetura inteligjente, së fundmi ka filluar të aplikojë sistemin e ri me pajisje inteligjente ku në mënyrë automatike i detekton automjetet e paregjistruara në trafik”.

“Mirëpo diçka çka ne e kemi mirëprit dhe është diçka që Policia e Kosovës po ndërmerr veprime tjera është që gjithë ata qytetarë që i kanë veturat e paregjistruara po i konfiskon në mënyrë të përkohshme targat, e që i udhëzojnë ata qytetarë që me i ç’lajmërua veturat ose me i regjistrua para se me dal në trafik”, u shpreh ai, teksa thotë se dëmet që janë shkaktuar nga këto vetura, kalojnë shifrën e pesë milionë eurove në vit.

“Përderisa përpara janë lëshuar vetëm gjoba, mesatarisht 14 mijë gjoba janë lëshuar çdo vit për automjetet e paregjistruara, katër deri në pesë milionë euro neve na shkaktojnë humbje, shtetit afër 3 milionë euro për shkak se nuk paguajnë taksa dhe tanimë është një temë që e ka vëmendjen e gjitha institucioneve”.

“Unë e kam përcjellë këto dy javët e fundit uebsajtin e Policisë, kam parë që në baza ditore publikojnë që targat janë konfiskuar. Ka pas vetura që nga viti 2012 nuk ka pas regjistrim dhe janë larguar nga trafiku”, u shpreh Mazreku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit