11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Panik në avion, piloti vdes gjatë fluturimit

- Advertisement -

Një tragjedi ka ndodhur në një fluturim të Turkish Airlines, gjatë një fluturimi nga Seattle (SHBA) në Stamboll (Turkiye), kapiteni në kabinë pati probleme shëndetësore, kolegët e tij nisën një ulje emergjente, por piloti vdiq teksa avioni ishte në ajër, shkruan Bild, transmeton Periskopi.

Avioni A350 po fluturonte nga Seattle, SHBA për në Stamboll, kur kapiteni i tij, Ilchehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe përfundimisht ndërroi jetë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, kapiteni nuk ia doli dhe sipas zëdhënësit të kompanisë, Yahya Ustun, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një ndihmës pilot, vendosi të bënte një ulje emergjente në Nju Jork. .

Pehlivan punonte për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe ishte 59 vjeç.

Më 8 mars 2024, ai i ishte nënshtruar një kontrolli rutinë mjekësor në Qendrën Mjekësore të Forcave Ajrore, i cili nuk tregonte ndonjë problem shëndetësor themelor që do ta pengonte të kryente detyrën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit