Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilanit nga policia dhe Dogana e Kosovës.
Në këtë aksion janë konfiskuar mbi 33 kilogramë ari dhe një shumë e konsiderueshme e parave.
Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona.
Dogana ka ndarë pamje nga ky aksion, të cilat mund t’i gjeni të bashkangjitur më poshtë.