Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova është larguar nga Kosova pas më shumë se tre vitesh angazhim.

Në një njoftim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Palatova ka thënë se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së kanë hyrë në një kapitull të ri.

Në fjalimin e fundit të saj, Palatova u ka bërë thirrje të gjithëve aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me BE-në në mënyrë konstruktive, të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

Të ngjashme

Të fundit