Lideri i Inciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK) Elbert Krasniqi së bashku me Emilia Rexhepin, nga Partia e re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak si dhe deputetë tjerë të partive minoritare, janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës si deputet të rinj të legjislaturës së nëntë.
Krasniqi ka thënë se ata do ta votojnë për konstituimin e kuvendit dhe qeverisë Kurti. Ndërsa i pyetur se a do të votojnë për një qeveri të partive opozitare, ai tha se janë për qeverinë Kurti, e cila në zgjedhjet e 09 shkurtit e ka fituar shumicën.
“Ne jemi grupi parlamentar i komuniteteve . Jemi 7 deputet aktualisht . Ne jemi për votimin e kryetarit të kuvendit dhe qeverisë, është dertyra jonë. Ky grupi i deputetëve jemi për qeverinë Kurti, sepse i ka fituar zgjedhjet, e ka shumicën. Vlerësoj se 42.3 për qind janë shumica e qytetarëve që kanë votu për kandidatin e tyre për kryeministër, për mua kjo është e rëndësishme, se është vullneti i shumicës. Ne jemi 7 deputetë në grup dhe emi forcë e rëndësishme në qeverinë e ardhme”, tha Krasniqi.