Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës udhëhequr nga Përparim Rama ka lidhur një kontratë për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e institucioneve edukativo-arsimore, vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga E- prokurimi, procedura është zhvilluar si ritender, ndërsa lënda e kontratës është: “Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i institucioneve edukativo-arsimore”.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 15 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë në vlerë prej 14 mijë e 900 eurosh.

Operatori ekonomik që ka fituar tenderin është “VLORA A. AHMETI B.I.”.

Kontrata synon kryerjen e trajtimeve higjieno-sanitare në institucionet edukativo-arsimore të kryeqytetit, në prag të kthimit të nxënësve në bankat shkollore

Të ngjashme

Të fundit