8.6 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Pagesat dhe borxhet ndaj ujësjellësit, kaq miliona iu faturuan konsumatorëve gjatë vitit 2021

- Advertisement -

Edhe 21 vite pas luftës, qytetarët e tetë komunave të cilat menaxhohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdojnë të mos e paguajnë borxhin që kanë ndaj kësaj kompanie.

Sipas të dhënave, që nga paslufta e deri në muajin nëntor të vitit 2021, borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina” është mbi 45 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ka arritur të inkasojë rreth 88.8 për qind të detyrimeve të konsumatorëve ndaj kësaj kompanie.

“Nga muaji janar – nëntor të vitit 2021 i kemi faturuar 14.450.000 euro në tetë komunat, ndërsa i kemi inkasu për 11 muaj të vitit 2021 në total 12.751.000 euro (bëhet fjalë për tetë komunat në zonën e shërbimit). Shkalla mesatare e arkëtimit/inkasimit për 11 muaj të vitit 2021 është rreth 88.8%. Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që nga paslufta e deri në muajin nëntor 2021 është mbi 45 milion euro”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

KRU “Prishtina” aktualisht ofron shërbime në gjithsej tetë komuna të Republikës së Kosovës.

Kjo kompani e ujësjellësit kryen shërbime të furnizimit me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

Nga këto tetë komuna janë në total 154 mijë konsumatorë, ndërsa vetëm në Prishtinë janë rreth 87 mijë konsumatorë.

Sipas të dhënave, vetëm konsumatorët në Prishtinë, në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, kanë shpenzuar 1.2 miliardë litra ujë, ndërsa pjesa tjetër është shpenzuar nga konsumatorët e shtatë komunave të tjera.

Kujtojmë se gjatë këtij viti disa herë i është bërë thirrje qytetarëve për konsum racional të ujit të pijshëm, për shkak të zbritjes së nivelit të ujit në liqenet nga të cilat këta konsumatorë furnizohen me ujë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit