2.8 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Pacolli e quan padrejtësi të madhe moslejimin e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllimet e tij për ish-Presidentin Hashim Thaçi pas vdekjes së babait të tij, Haxhiut.

“Me dhimbje të thellë dhe respekt të madh, dëshiroj, edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të babait tuaj, Haxhiut.” – ka shkruar Pacolli.

Pacolli, në një letër ngushëllimi drejtuar Thaçit, tha se lajmin për mungesën e tij në varrimin e babait e mori me “trishtim dhe zhgënjim të thellë”, duke e quajtur “padrejtësi të madhe.”

“Me trishtim dhe zhgënjim të thellë mora lajmin se ju nuk do të mund të merrni pjesë në varrimin e tij. Kjo është një padrejtësi e madhe, një dhimbje e dyfishtë që asnjë njeri nuk duhet ta përjetojë. Përtej ligjeve dhe rregullave, ka parime të drejtësisë, të humanizmit dhe të dinjitetit njerëzor, të cilat sot janë shkelur në mënyrën më të rëndë.” – tha ai mes tjerash.

Letra e plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit