Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i është thënë se Qeveria ka qenë kundër takimit të saj me presidentin Donald Trump në Bordin e Paqes.
Osmani në Rubikon ka zbuluar detaje, që sipas saj, nga Qeveria është thënë se ka qenë gabim i madh ulja në atë tryezë.
“Kam dëgjuar nga deputetë nga GP që janë të GUXO-s, ata kanë dëgjuar që në grup parlamentar është thënë, që ka qenë gabim i madh, që është thënë nga ana e Qeverisë që është gabim i i madh që Vjosa Osmani është ulur në atë tryezë me presidentin Trump.
Sepse, sipas tyre, qenka dashur që ne fare të mos dukemi andej, të jemi jashtë radarit të ShBA-së. Nuk po e paraqes unë, po vendosi fakte të ftofta këtu përpara”, ka thënë ajo.






