Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar vetë mbrëmë që nuk kanë pasë plan ta bëjnë Vjosa Osmanin presidente.
“Edhe ata po e pranojnë qëllimin që se kanë pasur qëllimin as ta mbështesin Vjosën për Presidente”, deklaroi i pari i LDK-së në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas tij, i gjithë ai teatër ka qenë pjesë e një skenari fajësues për të shkuar në zgjedhje.
“Edhe ata po e pranojnë qëllimin që se kanë pasur qëllim as ta mbështesin Vjosën për Presidente, e aq më pak të gjejnë konsensun për këtë punë. I gjithë ai teatër dramatik i nënshkrimeve, ka qenë pjesë e një skenari fajësues më tepër, si arsye për të shkuar në zgjedhje e për të pasur akuza”, tha Abdixhiku.






