12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Osmani takon Selën, flasin për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Në takim u diskutua për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar se perspektiva e të dy shteteve është në BE dhe në këtë kontekst ka potencuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës.

Ajo veçoi raportet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, për të cilat një kontribut të çmuar japin edhe shqiptarët si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit