14.4 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim njoftues Ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk, të cilit i uroi mirëseardhje të përzemërt dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm që OSBE-ja ka ndërtuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi rolin kyç që ky mision ka luajtur në forcimin e demokracisë, promovimin e qeverisjes së mirë dhe avancimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Në takim, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe përkrahjen e grupeve të margjinalizuara.

Të ngjashme

Të fundit