Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar që bota të vazhdojë të dëgjojë për dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre.

Osmani ka përmendur veçanërisht vuajtjet e familjeve dhe nënave që vazhdojnë të jetojnë me shpresën e kthimit të më të dashurve të tyre, duke theksuar se pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve nuk mund të ketë drejtësi të plotë.

“Për sa kohë që fati i tyre mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre. Dhe për sa kohë që e vërteta mbahet peng, drejtësia mbetet e papërmbushur”, ka deklaruar Osmani./Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit