Arsenali triumfon ndaj Liverpoolit, shkëputet në krye të Premierligës

- Advertisement -

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në kuadër të Premierligës angleze.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Havertz në minutën e 16-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës londineze, e cila arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit.

 

Liverpooli tentoi të reagojë, por nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golit.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të konfirmojë formën e mirë dhe forcon pozitën e tij në krye të tabelës me 24 pikë.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet me 15 pikë, duke humbur terren në garën për kreun e Premierligës

Të ngjashme

Të fundit