Osmani në Korishë të Prizrenit: Në natë Bajrami, s’kishim si të mos provonim edhe hallvë

- Advertisement -

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani ka qëndruar sonte në Korishë e ne lagjen Arbana të Prizrenit.

Ajo u shpreh se aty ishte në mesin e familjeve që punojnë me nder, kanë sakrifikuar shumë dhe siç u shpreh, e dojnë Kosovës mbi gjithçka.

Osmani gjithashtu tregoi se në natë Bajrami, ka provuar edhe hallvën.

“Sot në Korishë e ne lagjen Arbana të Prizrenit, në mesin e familjeve që punojnë me nder, kanë sakrifikuar shumë dhe e dojnë Republikën e Kosovës mbi gjithçka. E meqë është edhe natë Bajrami, s’kishte se si mos ta provojmë edhe hallvën e familjes Hoxha, duke na kujtuar se vlera më e rëndësishme e shoqërisë sonë është pikërisht familja”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit