Buzhala: Vendimi i Albin Kurti për 2 milionë euro për aviokompanitë është goditje ndaj zgjedhjeve të lira, opozita s’ka çfarë të kërkojë në zgjedhje

- Advertisement -
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e aviokompanive, duke e cilësuar atë si “skandaloz” dhe të dëmshëm për procesin zgjedhor.

Sipas Buzhalës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti po tenton të ndikojë në rezultatet zgjedhore përmes financimit të udhëtimeve të votuesve nga diaspora.

“Pas vendimit banditesk të Albin Kurtit për t’i ndarë dy milionë euro për aviokompanitë që sjellin votues nga diaspora, opozita nuk ka më çfarë të kërkojë në zgjedhje. Kjo që ka bërë Kurti dhe banda e tij është edhe vepër penale”, ka deklaruar ai.

Buzhala ka shtuar se ky vendim, i marrë vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, përbën goditje ndaj demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

“Sonte ka vdekur ajo pak demokraci që e kemi pasur. Sonte kanë marrë fund zgjedhjet e lira dhe fer. Duke e ditur që brenda Kosovës nuk i ka votat dhe se nuk i mjaftojnë as votat me postë, ai ka marrë vendimin më skandaloz në historinë e zgjedhjeve në këtë çerek shekulli”, është shprehur Buzhala.

Ai ka akuzuar Qeverinë se po përdor paranë publike për të sponsorizuar ardhjen e votuesve nga diaspora në favor të partisë në pushtet.

Të ngjashme

Të fundit