Osmani në Fushë Kosovë: “Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare”

- Advertisement -

Kandidatja për presidente e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi në një tubim elektoral në Fushë Kosovë se Kosova duhet t’i rikthehet rolit aktiv të saj në arenën ndërkombëtare.

Duke folur para qytetarëve e mbështetësve të Fushë Kosovës, Osmani theksoi nevojën për forcim të pozitës së Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet globale, duke e vendosur këtë si një nga prioritetet kryesore të programit të saj politik.

“Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare, aty ku ishte para pak kohësh,” u shpreh Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sipas saj, Kosova duhet të rikthejë besueshmërinë dhe ndikimin diplomatik përmes stabilitetit institucional dhe një politike të jashtme të koordinuar me aleatët perëndimorë.

Tubimi në Fushë Kosovë u zhvillua si pjesë e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku prezantuan mesazhe të bashkërenduara për ndryshim politik dhe forcim të institucioneve shtetërore.

Abdixhiku, në fjalën e tij, theksoi nevojën për një qeverisje që rikthen funksionalitetin institucional dhe stabilitetin politik, duke e paraqitur LDK-në si alternativë serioze në qeverisjen e vendit.

Fushë Kosova si nyje e rëndësishme e Kosovës dëshmoi sonte si gjithmonë, forcën e qytetarëve të saj dhe lidhjen e fortë me zhvillimin dhe përparimin e vendit. Shteti sot ka nevojë për këtë vendosmëri tuaj, për vendosmërinë tonë të përbashkët, që ta kthejmë atë në qendër të vendimmarrjes ku ishte para pak kohësh, e jo në margjina të familjes EuroAtlantike.

Të ngjashme

Të fundit