10.7 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Osmani kujton rënien e Luan Haradinajt: Heronjtë si ai i japin kuptim lirisë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Luan Haradinaj, për të cilin tha se është personifikim i guximit dhe trimërisë.

Osmani ka shkruar se Luani dhe familja e tij u dëshmuan me angazhimin e tyre duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirim.

“Emri i tij personifikon guximin dhe trimin me kauzë, i cili nuk kthehet mbrapshtë, duke u bërë theror për lirinë e popullit të vet. Heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë dhe i japin kuptim paqes, duke u bërë frymëzim për brezat se si duhet atdheu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së”, ka shkruar Osmani.

Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj si 23 vjeçar, u vra nga forcat serbe derisa tentoi të kalonte kufirin drejt Shqipërisë. Atë ditë ai ishte bashkë edhe më vëllain e tij, Ramush Haradinaj, i cili u plagos lehtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit