15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Osmani: Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Turqinë edhe përmes FSK-së

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave tërmetit që e goditi Turqinë, sot në orët e hershme të mëngjesit.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë që Kosova është e gatshme që të japë ndihmën e nevojshme për Turqinë edhe përmes FSK-së.

“Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj një shërim të shpejtë të gjithë të prekurve nga tërmeti.  Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe përmes FSK-së”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit