Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe përfaqësues nga kompanitë gjigante Google dhe Amazon.
Ajo ka thënë se në këto takime kanë diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimin digjital.
“Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë e Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar Osmani në Facebook.