“Ose janë të shantazhum ose janë pjesë e tyre”, Gjini për heshtjen e pushtetit ndaj kompanive milionëshe të shitblerjen energjetike

- Advertisement -

Ardian Gjini, kryetar i AAK-së, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për sektorin e energjisë, ku tha se ka kompani për shitblerje të energjisë që gjenerojnë miliona teksa kanë pak punëtorë.

Ndërsa tha se Qeveria po heshtë, rrjedhimisht Gjini shtoi se nga pushteti “ose janë të shantazhuar ose pjesë e tyre”.

“Nuk thonë asnjë fjalë për këtë fenomen brutal për Kosovën, dy mundësi janë këtu, ose janë të shantazun ose pjesë e tyre. Nuk ka rrugë të tretë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit