8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Opozitarët në Serbi e fajësojnë Vuçiqin për situatën e krijuar në veri

- Advertisement -
Pas betimit të kryetarit të ri, ka pasur reagime nga Beogradi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është ankuar emisarit të BE-se Mirosllav Lajçak, lidhur me zhvillimet e sotme në veri. Qeveria e Serbisë ka mbështetur serbët në veri të Kosovës për ultimatumin. Por, ekspertët e sigurisë në Serbi thonë se me dhunë nuk zgjidhen problemet.

Beogradi zyrtar e sheh si provokim themelimin e organeve të reja komunale në veri të Kosovës, me vlerësimin se ato nuk janë të pranueshme sepse u mungon legjitimiteti për shkak të bojkotit të popullatës serbe. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njoftoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me emisarin e BE-se Mirosllav Lajçak.

“Vuçiq e paralajmëroi Lajçakun për të gjitha pasojat e sjelljes dhe provokimeve të Kurtit, të cilat mund të kthehen në krizën më të madhe deri më tani. Me këtë duan të provokojnë luftë. Pushtimi i veriut të Kosovës filloi me betimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Petkoviq.

Një pjesë e deputetëve të opozitës vlerëson se tani siguria është më e rëndësishmja, duke theksuar se vetë Beogradi zyrtar ka krijuar një situatë në të cilën nuk ka përfaqësues serbë në veri.

“Për faktin se serbët u tërhoqën nga institucionet, që nuk morën pjesë në zgjedhje, fajin e ka drejtpërdrejt qeveria serbe. Lista Serbe, si pjesë e Partisë Progresive Serbe te Vuçiqit, është përgjegjëse që nuk ka serbë në polici, në komuna. Kjo është përgjegjësia e tyre. Dhe thelbi është bojkotimi i zgjedhjeve lokale pa asnjë arsye”, ka thënë deputeti Aleksandër Olenik.

Ekspertët besojnë se ky moment është vendimtar sepse ka rreziqe sigurie dhe duhen dy palë për të vendosur paqen.

“Të dy palët duhet ta kuptojnë se paqja është parakusht për jetë, bisedimet, diplomacinë. Të dy palët shohin vetëm anën e tyre, tani është koha që njerëzit të kuptojnë se ky është momenti kur duhet të flasim, sepse qëllimet nuk arrihen me dhunë”, ka thënë Darko Trifunoviq, Instituti për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që ta ruajnë paqen dhe e mbështet vendimin e tyre për t’i dhënë afat kryeministrit Kurti deri më 1 qershor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit