13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Opozita: Serbia po prolongon qëllimisht dialogun për të krijuar konflikte

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht po i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Serbisë rikthimin në tryezën e dialogut si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Por nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, thanë për televizionin se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, dhe anshmërisë në dialog nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, dialogu ndodhet në një rrugë pa krye.

Ballë për ballë me njëri tjetrin nuk janë ulur që një vit.

Ndonëse më 26 qershor të këtij viti, ishte paraparë të mbahej një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një i tillë kishte dështuar.

E për mungesën e rikthimit në tryezën e dialogut po shihet fajtore Bashkimi Evropian.

Kjo pasi sipas partisë në pushtet, Blloku ka mbajtur anë në këtë proces.

“Pas 24 shtatorit, dhe pas veprimeve destruktive të Serbisë, dhe pas le të themi një qasje aspak të paanshme të fasilituesit në këtë rast z.Lajçak e shpeshherë edhe të z.Borrell, duket që dialogu politik ndodhet në një rrugë pa krye në kuptimin që ka braktisur principet themelore që do të qonin në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, e që është natyrisht respektimi i palëve si të barabarta dhe trajtimi le të themi mbi bazën e principeve dhe kartën e kombeve të bashkuara që respektojnë integritetin dhe sovranitetin e njëra tjetrës”, tha Adnan Rrustemi nga LVV.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës konsiderojnë se Kurti duhet të insistojë që të realizohet takimi i radhës.

Rrezarta Krasniqi nga kjo parti kritikoi Qeverinë edhe për mungesë e interesimi për të larguar masat e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare.

“Duke pasur parasysh që tash jemi në vitin e katërt të qeverisjes dhe asgjë nuk ka ndodhur në dialog, nuk pres që do të ndodh prapë diçka, mirëpo kryeministri Kurti do duhej të ulet të akordohet me aleatët tanë ndërkombëtar. 01:28 Ju e dini që ne ende kemi masa nga BE-ja dhe askush nuk po merret me çështjen e masave, ata çdo ditë kërcënojnë që nëse merren vendime tjera do ketë masa shtesë”, tha Krasniqi.

Ndërsa Xhavit Haliti nga PDK thotë se Serbia qëllimisht po e prolongon dialogun për të krijuar konflikte dhe që ta bllokojë Kosovën drejt anëtarësimit në BE

“Kjo çështja e bisedimeve mund të shtyhet pafundësisht sepse ju intereson patjetër me pas një lloj konflikti. Ajo që po deklarohet bashkësia ndërkombëtare dhe domosdoshmëria e tejkalimit të procesit dhe negocimit dhe të nënshkrimit të marrëveshjes dhe zbatimit të marrëveshjes i hap të dy popujve edhe Kosovës edhe Serbisë në rrugëtimin drejt BE-së”, tha Haliti.

Kryeministri Kurti ka ripërsëritur vazhdimisht se rruga për të dialoguar me Serbinë bëhet vetëm kur dorëzohen kryerësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe dalja e tyre para drejtësisë në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit