Endrit Thaçi u është bashkuar qytetarëve edhe në natën e tetë të protestës në përkrahje të çlirimtarëve.
Ai në xhemperin e tij ka vendosur shprehjen e famshme tashmë të Hashim Thaçit, pasi mori dënimin në Hagë, “Okej”.
Ndryshe, në protestë edhe sot ka dalë një numër i madh qytetarëve.
Ndërkohë, protesta janë thirrur edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe në vende të ndryshme ku jetojnë mërgimtarët.






