9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake në ShBA

- Advertisement -

Oficeri i FSK-së, kapiten Kemajl Haliti, ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood, Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e FSK-së në Facebook, thuhet se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen për oficer inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti.

“Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si: Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia,Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu i Fildishtë,Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania, gjithsej 16 oficerë të huaj në mesin e 75 studentëve oficer”, shkruhet mes tjerash në postim.

Njoftimi i plotë:

Oficeri i FSK-së, diplomon në Inxhinieri Ushtarake

Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood , Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen për oficer inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti, duke i përgatitur ata për rolet e stafit dhe pozicionet komanduese duke u fokusuar në parimet e avancuara inxhinierike, planifikimin taktik, vendimmarrje ushtarake, krijimi dhe zhvillimi i lidershipit brenda kontekstit të inxhinierëve luftarak.

Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si: Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia,Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu i Fildishtë,Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania, gjithsej 16 oficerë të huaj në mesin e 75 studentëve oficer.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit