Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

- Advertisement -

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit të FSK-së, këto programe të avancuara të edukimit ushtarak kanë për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë.

FSK thotë se këto programe përgatisin oficerët për të marrë vendime të bazuara në vlerësime profesionale dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.

“Përfundimi me sukses i këtyre kurseve përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. gjithashtu dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve ushtarake të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit