-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Oda e Mjekëve kundër selektimit

- Advertisement -

Formularin për deklarim te pasurisë, tash e 14 ditë janë të obliguar sefte ta mbushin edhe dy kategori sivjet.

Mbi 1500 mjekë e rreth 900 profesorë universitarë, krahas mijëra zyrtarëve të tjerë, kanë për detyrë që deri më 12 mars të deklarojnë pasurinë në mënyrë elektronike, tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell klankosova.tv.

Mantelbardhët e mirëpresin evidentimin por jo edhe ndarjen mes llojit që iu bë këtyre.

Pakënaqësi doktorët kanë edhe për mospërfshirjen me ta të stomatologëve e farmacistëve.

Edhe Ismet Salihu si ish-profesor universitar po kritikon këtë ide, duke shtuar se nuk është praktikë në asnjë vend evropian.

E një koleg i tij, Mazllum Baraliu njëherësh edhe hartues i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po e vlerëson pozitive deklarimin për të ditur burimin e të ardhurave për këta sektorë.

Për paqartësi eventuale zyrtarët mund t’i drejtohen Agjencisë, teksa për ata që nuk i përgjigjen thirrjes për raportim pasojnë dënimet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit