Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin e UÇK-së,që mbahet më 12 shtator.
Kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxhën, Arbnore Zogjanin dhe Ridvan Eminin.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet dhe aktivitetet në mbështetje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me theks të veçantë tek marshi për çlirimtarët.
Në takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe platformës “Liria ka emër”, si dhe për mbështetjen institucionale të Odës për Marshin e UÇK-së.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” kanë falënderuar Odën e Mjekëve të Kosovës për mbështetjen e dhënë.






