Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të re të publikuar në rrjetet sociale.
E ndodhur në Manhattan të New York-ut, Rita ka ndarë një selfie ku shfaqet me një grim mjaft të veçantë dhe artistik, me detaje blu rreth syve, hundë të kuqe dhe buzë të theksuara me ngjyrë të kuqe.

Artistja ka zgjedhur një paraqitje mjaft kreative, duke dëshmuar edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe pamjen e saj.

Fotografia ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë mundësinë ta shohin këngëtaren në një version ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme.






