Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar për humbjen e 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak se vendi s’i ka përmbushur gjashtë nga 13 hapat e reformave deri në fund të qershorit.
“43.8 milionë euro Kosova ka humbur nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave për të cilat afati i fundit ishte qershori i këtij viti”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Bajrami kujtoi se vendi më herët ka humbur edhe 613.4 milionë euro për shkak të masave ndëshkuese nga Bashkimi Europian.
“Mos harroni se në mandatin e kaluar Kosova ka humbur 613.4 milionë euro, sepse falë Qeverisë për 960 ditë kemi qënë nën masat ndeshkuese të BE-së”.






