Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas raportimeve për shumë emërime në diplomaci të familjarëve të pushtetarëve të VV-së.
Ai ka bërë me dije se kurrë më shumë nuk ka pasur punësimeve të familjarëve.
Në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka vlerësuar se në Qeverinë Kurti ka edhe korrupsion masiv.
“Korrupsion dhe nepotizëm masiv, si në Qeveri, ashtu edhe në komuna! Kurrë më shumë s’kanë vjedhur, kurrë më shumë s’kanë punësuar familjarë dhe kurrë më shumë s’ka pasur padrejtësi!”, ka shkruar ai.
Gazeta Nacionale prej ditësh ka raportuar për emërimeve të familjarëve të zyrtarëve të lartë të pushtetit në diplomaci.
Gazeta ka raportuar për emërimin si diplomate në Uashington të Rina Dragidellës, e cila është mbesa e ministri të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Më pas, gazeta ka raportuar se kushërira e Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Albin Kurtit, është emëruar diplomate në Berlin.
Ndërsa, Vera Rexhepi Leci, bashkëshortja e Burim Lecit, bashkëpunëtorit të Luan Dalit, është emëruar konsulle në Iowva.






