Kosova të premten do të karakterizohet nga moti me diell dhe vranësira.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.






